U dhunuan tre vajza, Meloni viziton një nga komunat më problematike në Itali: Ka shtet

"Ka shtet" ky është mesazhi i lëshuar sot nga kreu i qeverisë italiane në një nga zonat më të vështira e që prej disa ditësh është në qëndër te kronikës së zezë italiane. "Shtet ka e nuk jemi këtu për paserelën e rradhës", tha Meloni. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi sot Caviano  një nga komunat më problematike mes kriminalitetit e varfërisë së banorëve.

Pak ditë më parë në këtë territor u dhunuan seksualisht dy vogëlushe 11- 12 vjece.

"Italia nuk do të jejojë të ketë zona të tilla të errëta. Do të impenjojë të gjithë qeverinë për ta bonifikuar këtë zonë, për të luftuar ilegalitetin, krimin e drogën. Do të adoptojnë shërbimet e duhura për një jetë dinjitoze të banorëve e shpejt do të shiheni frutet e kësaj vizite", u shpreh ajo.

"Të gjithë ministrat e qeverisë do të jenë të pranishëm me punën e tyre në këto zona".

Je e sigurt që do të kthehesh prapë në Romë?", "Më mirë të mos vish", "Shpresojmë të mbetesh e vdekur në Caivano", e thënie të tjera me kuptim të ngjashëm janë kërcënimet që janë shfaqur gjatë orëve të fundit në rrjetet sociale kundër Kryeministres italiane Giorgia Meloni e cila gjatë ditës së sotme do të vizitojë një nga zonat më të degraduara të provincës së Napolit, komunën Caivano.

Pak ditë më parë në një nga lagjet e kësaj qyteze u dhunuan seksualisht dy të mitura 11 e 12 vjecare e një vajzë 19 vjecare.

8 djem mes të cilëve vetëm dy në moshë mazhorene. janë identifikuar nga forcat e rendit pas hetimeve të bazuara nga analiza e pamjeve filmike e dëshmive të viktimave.

Grupi i të rinvje kishte filmuar aktet e dhunimit e kërcënonte viktimat duke i shpërndarë videot në rrjet. Prokurorët italianë kanë sekuestruar telefonat e tyre e po hetojnë duke zbardhur detaje të kësaj ngjarje që vazhdonte prej disa muajsh.

Kryeministrja italiane iu përgjigj apelit të nënës së një prej vajzave të mitura të  dhunuara  e cili i kërkoi të vinte e të vizitonte vendin ku ata jetonin, "Na largo nga ky vend", apelon ajo, "Kemi frikë të jetojmë, djali im që ka denoncuar dhunën ndaj së motrës është kërcënuar me vdekje".

Komuna Caivano me mbi 30 mijë banorë është nga më të varfërat e provincës së Napolit. Papunësia, ilegaliteti, trafiku i drogës e kriminaliteti janë një e përditshme e hidhur e realitetit të kësaj qyteze që shpesh herë është në qëndër të faqeve të kronikës së zezë italiane.

Kërcënimet ndaj Kryeministres Meloni lidhen me vendimin e qeverisë së saj për të hequr pagën mujore të ndihmës sociale, vendosur në kohën e qeverisjes së Giuseppe Contes.

Në këtë komunë dhe në të gjithë provincën e Napolit në përgjithësi statistikisht është numri më i lartë i personave që përfitonin nga paga mujore e ndihmë sociale apo paga e shtetësisë sic njihet në Itali.

Heqja e saj e limitimi i rregullave të personave që do të mund ta përfitojnë në të ardhmen, ka shkaktuar një zemërim popullor sidomos në territore të tilla si Caivano.

Në një postim në Twitter, Kryeministrja italiane ka shkruar se "Kërcënimet nuk do e ndalojnë atë e qeverinë për të qenë pranë qytetarëve që kërkojnë siguri e mundësi më të mirë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Në luftën kundër krimit kjo qeveri nuk do të bëj hapa pas."

Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Brendshme italiane gjatë 13 muajve të fundit në komunë e Caivanos janë kryer 223 arrestime.

Solidaritet ndaj Kryeministres Meloni e mbështetje ndaj punës së qeverisë kanë shprehur gjatë këtyre orëve eksponentë të politikës italiane, parlamentarë e ministra.