Antikrimi italian arrest 39-vjecarin shqiptar, ishte në kërkim prej vitesh si bos krimi

Policia Antikrim e Romës ka arrestuar shqiptarin 39-vjecar Binak Çela i shpallur në kërkim prej vitit 2018.

I njohur me pseudonimin Daniel Popescu konsiderohet një nga bosët e botës së krimit në kryeqytetin roman me bazë në lagjen Rocca Cencia.

Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe e grabitjes.

Hetimet e antimafias italiane konfirmojnë se ai është mjaft pranë bandës kriminale me veprim në veri të Romës, që drejtohet nga ish boksieri Petrit Bardhi e që konsiderohet nga më të fortat në këtë qytet.

Binak Cela u ndalua pas një kontrolli rutinë rrugor.

Pasi kishte parë patrullën rrugore, shqiptari tentoi të bëj një ndryshim drejtimi të automjetit, gjë që ka çuar në dyshimet e ndjekjen nga patrulla e policisë.

Në momentin e ndalimit është justifikuar se ishte një turist e nuk njihte rrugët. Por kontrolli i Policisë Italiane zbardhi identitetin e tij duke e vënë në pranga.

Arrestimi i Cela-s mund të ndihmojë policinë italiane për të hetuar e zbardhur aktivitetin kriminal të bandave shqiptare në kryeqytetin Romë.