Aksidenti me 5 viktima në Itali, ministri italian i Transportit: Gabim njerëzor

Ministri italian i Transportit e Infrastrukturës, Matteo Salvini ka reaguar mbi tragjedinë e vdekjes së 5 punëtorëve që po punonin mbi binarët hekurudhorë.

"Gabim njerëzor. Normat ligjore e thonë qartë se mund të punohet mbi binarë, vetëm nëse është mbyllur trafiku hekurudhor për një kohë të caktuar. Ka munguar komunikimi e po hetojmë mbi këtë. E pamendueshme të humbësh jetën në 2023 në vendin e punës nga një tren që nuk duhej të ishte aty."

5 punëtorët humbën jetën gjatë natës së shkuar pasi u aksidentuan për vdekje nga një tren që i përplasi mbi binarët ku ata po punonin në linjën hekurodhore Torino-Milano.

Ministria e Transportit e Infrastrukturës ka nisur hetimin për të zbardhur ngjarjen e identifikimin e përgjegjësve të kësaj ngjarje tragjike.