Stoltenberg: Ukraina po fiton gradualisht terren, po i shtyn rusët mbrapsht
Ndërsa agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës vijon prej shkurtit të vitit të kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka pohuar se kundërofensiva ka përparuar mirë.
"Ukraina po fiton gradualisht terren, që do të thotë se po i shtyn rusët mbrapsht", është shprehur ai në një intervistë për median amerikane CNN, duke shtuar se Kievi i ka tejkaluar pritshmëritë.
"Është edhe më e rëndësishme t’i mbështesim ata tani", ka theksuar Shefi i NATOs, duke risjellë në vëmëndje kohën kur ekspertët besonin se Ukraina do të rezistonte vetëm disa ditë.
"Por në vend të kësaj, ata çliruan shumë territore, Kievin, Kharkivin, Kherson dhe po hedhin hapa të mëdhenj", konkludoi Stoltenberg.
Madje tashmë Ukraina ka mundur edhe të godasë me dronë disa objektiva brenda territorit të rusisë. më herët presidenti Volodimir Zelensky ka deklaruar se lufta po kthehet në territorin e Rusisë, duke konsideruar këtë shumë të drejtë.
Sulmi i fundit i raportuar paraditen e së mërkurës nga zyrtarët e Kremlinit, përfshinte 6 rajone, mes tyre dhe Moskë
