Ndërpreja e sinjalit/ Gazetari peticion AKEP-it për One Albania: Kanë nënshkruar shumë persona, duhet të merren masa

Gazetari Isa Myzyraj bën me dije se 359 personat kanë nënshkruar peticionin deri më tani për tu ankuar për shërbimin e keq dhe me ndërprerje të One Albania.

Ai bën me dije se tashmë është detyra e AKEP që të marrë masa ndaj kësaj kompanie.

“Që të jem korrekt me 359 personat që nënshkruan peticionin deri më tani! Tanimë është detyrë e AKEP të marrë masa.”

Myzyraj e ndërmori peticioni 2 ditë më parë, pasi One Albania e shkëputi në mënyrë të papritur sinjalin për klientët e saj, duke mos dhënë shpjegime.

“Nuk kam bërë kurrë një peticion online, edhe pse disa herë ka qenë e nevojshme. Por, që nga data 28 korrik deri më sot, kam shpenzuar rreth 5000 lekë të reja, vetëm me oferta, për shkak të shpenzimit të paarsyeshëm të internetit në “One Albania"  Qytetarët që duan të largohen nga kompania, e kanë pothuajse të pamundur që ta bëjnë një gjë të tillë, për shkak se kompania nuk lejon që qytetarët të kalojnë në një operator tjetër.

Abonentët me parapagesë hasin vështirësi në adresimin e problematikave, edhe për shkak të arrogancës dhe gjuhës aspak të përshtatshme të “One Albania”. Ndaj është e nevojshme që të reagojmë, dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP e ka për detyrë që të na mbrojë të gjithë neve dhe secilin prej nesh!” - shkroi Myzyraj.