Kundërshtuan policinë dhe goditën punonjësit e një shoqërie private të sigurisë, arrestohen 2 vëllezërit

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Sarandës. Gentjan Papagjika 43 vjeç dhe Nevil Papagjika 35 vjeç të dy banues në Sarandë kanë kundërshtuar policinë dhe kanë goditur punonjësit e një shoqërie private të sigurisë.

Njoftimi i policisë Sarandë:

Kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe i penguan ata për kryerjen e detyrës, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit G. P., 43 vjeç dhe N. P., 35 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjatë shoqërimit të shtetasit G. P., i cili ishte shpallur në kërkim policor pasi ka goditur punonjësit e një shoqërie private për sigurinë, në Kakome, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar dhe janë penguar për kryerjen e detyrës, nga 43-vjeçari dhe nga vëllai i tij, shtetasi N. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.