Sherri që shkaktoi një viktimë, 51-vjeçari ra në kanal pas konfliktit dhe humbi jetën në spital, arrestohet 59-vjeçari

Një ngjarje e ndodhur një vit më parë në Kurbin, është zbardhur nga policia. Në pranga ka rënë një 59 vjeçar i akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

59 vjeçari pas një debati me një 51 vjeçar e ka shtyrë dhe ky i fundit ka rënë në një kanal. 51 vjecari na në kanal dhe vdiq rrugës për në spital. Në pranga ra 59 vjecari pasi nuk e ndihmoi dhe akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022.