Andoni: E shoh të vështirë që të integrohemi në BE para 2030, është shumë utopike

Në një intervistë për Ora News, analisti Ben Andoni u shpreh se vendi ynë është akoma në procesin e skanimit, ndërsa Maqedonia duhet të kalojë edhe një votim në kuvend.

Ai tha se me këto përpjekje që kanë bërë vendet tona dhe t’i shtohen vende problematike si Moldavia dhe Ukraina, atëherë e kupton se është shumë utopike që të ndodhë integrimi në 7 vite.

Andoni: Ishte një propozim i kreut të KiE-së, dhe jo një kërkesë. Vendi ynë është akoma në procesin e skanimit, ndërsa Maqedonia duhet të kalojë edhe një votim në kuvend dhe një veto nga ana e Bullgarisë. Prandaj viti 2030 është një vit i largët. Forumi i Bled është një aktivitet serioz, por më shumë rëndësi i jep medie se sa është realisht.

Kishte përplasje dhe qesëndisje mes vendeve. U tha aty se në samitin do të diskutohet për çështjet e Evropës. Me këto përpjekje që kanë bërë vendet tona dhe t’i shtohen vende problematike si Moldavia dhe Ukraina, atëherë e kupton se është shumë utopike që të ndodhë integrimi në 7 vite.