Helmimi i turistëve polakë në Vlorë, dalin analizat e ISHP, ja cili ishte shkaku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2023, 16:47
Instituti i Shëndetit Publik, ka zbuluar rezultatet e analizave të mostrave të ushqimeve nga anija me të cilën shkuan në Sazan të rinjtë polakë, që përfunduan në spitalin e Vlorës me shenja helmimi, mbrëmjen e 25 gushtit.
Sipas rezultateve të analizave turistët janë helmuar nga norovirus i cili përhapet nga mungesa e higjienës, kontaminimi i ushqimeve dhe ujit.