SKANDALET me kompaninë nuk ndalen/ Gazetari, peticion AKEP-it: Të hetohet “One Albania”, nuk të lejon të ndërrosh kompani!

Gazetari  i "Ora News" Isa Myzyraj i ka bërë thirrje Autoritetit të Komunikimeve Elektronike Postare dhe autoriteteve të tjera shtetërore, që të hetojnë kompaninë celulare “One Albania”. Myzyraj u bashkohet dhjetëra kolegëve dhe personazheve publike, që kërkojnë hetime për “One”.

Ai thotë se personalisht ka shpenzuar rreth 50 mijë lekë të vjetra për shërbimin e internetit në kompaninë në fjalë, prej datës 28 korrik, duke ironizuar se nuk ka në dorë central por një aparat të thjeshtë celular. 

“Qytetarët që duan të largohen nga kompania, e kanë pothuajse të pamundur që ta bëjnë një gjë të tillë, për shkak se kompania nuk lejon që qytetarët të kalojnë në një operator tjetër”, shkruan gazetari, ndërsa thotë se probleme të shumta kanë dhe abonentët me parapagesë.

“Ndaj është e nevojshme që të reagojmë, dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP e ka për detyrë që të na mbrojë të gjithë neve dhe secilin prej nesh”, vijon ai.

Isa Myzyraj ka hapur një peticion online për të siguruar sa më shumë mbështetje, në mënyrë që AKEP të reagojë.

Për të firmosur peticionin e hapur nga gazetari Isa Myzyraj – KLIKO KËTU!