Basha me të zgjedhurit lokalë: Në zgjedhjet e 14 majit, PD ishte larg rezultatit tradicional të 61 bashkive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2023, 18:24
Kryetari i partisë demokratike zyrtare, Lulzim Basha ishte në një takim me këshilltarët vendorë të PD. Basha tha se në zgjedhjet e 14 majit, PD ishte larg rezultati tradicional të 61 bashkive.
"Në zgjedhjet e 14 majit, PD ishte larg rezultatit tradicional të 61 bashkive. Të gjithë jemi edhe pak fajtorë, pasi në diskursin politik shqiptar pak flasin për ato që kanë rëndësi për njerëzit. Nga mëngjesi deri në darkë në televizon kemi politikanë që flasin pa qëllime politike.
Nuk mund ta shkarkoj fajin tek gazetarët shqiptarë. Na duhet forcë për të punuar dhe shuar etjen e qytetarëve. Të paktë janë zërat që sot dalin në krah të qytetarëve. Kjo është detyra e ëdo këshilltari bashkiak të partisë demokratike", tha ndër të tjera Basha.
