Primaret në Kukës, mbyllet numërimi, Emri Vata shpallet fitues me 271 vota
Emri Vata pritet të jete kandidati i opozitëss në zgjedhjet e pjeshme për Bashkinë e Kukësit.
Ai ka fituar me 271 vota në këtë proces.
Numri i votuesve pjesmarrës ishte 860. Në primaret e vitit 2022 numri i pjesmarrësve ishte rreth 940 votues.
Sot demokratët kuksianë votuan për kandidatin e tyre për bashkinë, i cili do të garojë në 24 shtator, në zgjedhjet e parakohshme pas skandalit seksual të Safet Gjicit.
Eshtë aplikuar procesi i primareve me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit, që do të përfaqësojë PD dhe forcat opozitare në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023.
Njoftimi i PD-së:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ndoqi sot, e diel, 27 gusht 2023, Primaret në PD Kukës per te zgjedhur kandidatin per zgjedhjet e pjesshme per Bashkine Kukes.
Kandidatë në Primare ishin:
1- Ardian Sokol Elezi
2- Emri Haxhi Vata
3- Gëzim Beqir Shehu
4- Uran Rakip Cengu
5- Ylber Haxhi Zeneli
Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.
Pas numerimit të fletëve të votimit, sipas procesverbalit zyrtar të mbërritur nga Komisioni i Votimit dhe Numurimit, fitues u shpall: z. Emri Vata.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kandidatit në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Kukës.
