Forumi i "Bled"-it në Slloveni, Rama: S’besoj se në 2030-n do jemi në union, shpresojmë që BE të ketë përmbushur premtimin
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në Forumin Strategjik të Bledit, që zhvillon punimet në Slloveni më 28 dhe 29 gusht.
Kryeministri do t’i adresohej me një fjalë panelit të Liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, i cili këtë vit fokusohet te solidariteti.
Rama i dha një mesazh të qartë Bashkimit Evropian ku theksoi se bashkëpunimi me vendet e rajonit duhet të jetë edhe më praktik, sidomos në mbështetjen ekonomike.
Ndër të tjera, Rama theksoi se është Shqipëria vijon të ketë përpos vullnetit, edhe një dëshirë të madhe për anëtarësimin në Evropë dhe qasjjen proamerikane. Për 20 vite Rama shpreson që BE të ketë mbushur 'premtimin' për anëtarësimin e vendit tonë në union.
“Nuk besoj që në 2030 ne do jemi në BE, por të paktën në disa prej hapave... kjo do të ishte shumë mirë.
Përderisa ne po flasim për konvergjencën me BE, duhet të kuptojë që boshllëku për frymë i BE-së, rreth këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit perëndimor është si 170 e ca euro... dhe më shumë se 14 mijë euro për të gjithë ne. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me hapa konkretë.
Duhet të jenë edhe këto gjëra në proces, jo thjesht reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme por mbështetje sa më konsistonte, s’po flas vetëm financiare por edhe ndihmë në tregun e përbashkët.
Të gjithë duhet të kenë parasysh që ajo që po ndodh në të gjithë këto vite në këto vende, është se nga njëra anë ne folëm për projekte që duhet të investuar... nga ana tjetër merreni me mend kush po i financon, amerikanët, kinezen, arabët... që unë e di që nuk e kanë AQUIE-n e përmbushur.
Gjithnjë e kam ditur që të punosh 50 vite falas për kundër Perëndimit Enver Hoxha ne na bëri më pro evropian dhe më pro amerikan se kushdo tjetër.
Do të na duhen edhe 50 vite të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të mos jemi përkueshmërisht proevropian dhe properëndimorë. Kemi edhe 20 vite euro-optimizëm dhe shpresoj që deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin Charles (I drejtohet Presidentit të Këshillit Evropian)"- tha Rama.

Punimet e "Bled"-it
Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin e XXI-të.
Qëllimi i Forumit është të inkurajojë aktorët pjesëmarrës për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime dhe për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale.
Konferenca e këtij viti do të mbahet nën titullin “Solidariteti për Sigurinë Globale” dhe do të jetë forumi më gjithëpërfshirës dhe përfaqësues global deri më tani.


