Deputetëve "iu rrit" paga 3 muaj para hyrjes në fuqi të vendimit. I arratisuri Arben Ahmetaj u pagua deri në korrik
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë përfituar shtesën në pagë qysh prej muajit prill dhe jo në qershor kur edhe vendimi ka hyrë në fuqi.
Sipas tabelave të publikuara prej kuvendit, nga ky muaj ata kanë përfituar një rrogë bruto prej 310 mijë lekësh, duke zbatuar kështu vendimin e rritjes së pagave, prej të cilave 225 mijë lekë i kanë marrë neto dhe pjesa tjetër ka kaluar për kontributet shoqërore apo tatimin.
Në total shuma e shlyer nga buxheti i kuvendit në llogaritë e deputetit shkon në rreth 40 milionë lekë.
Në këtë shumë nuk janë përfshirë kompensimi për banesën për ata deputetë që nuk jetojnë në tiranë dhe shuma që jepet për karburantin që përdoret për takimet me elektoratin apo shpensimet e celularit
Në fakt ndryshimi i pagës për deputetët është votuar në 25 maj të këtij viti dhe më pas ka kaluar për dekretim në president.
Por rezulton se deri në mars të vitit 2023 të 140 parlamentarët kanë marrë nga rreth 156 mijë lekë. Në këtë rast totali mujor i shlyer për sektorin e rrogave shkon në rreth 20 milion e 196 mijë lekë.
Burimet zyrtare shprehen se në ligj ishte e parashikuar aplikimi i rritjes së rrogës prej muajit prill, pavarësisht se kur ai do të hynte në fuqi. Ndërkaq nga muaji korrik mësohet se kuvendi ka vendosur të ndalojë edhe pagën për deputetin arben ahmetaj. Kjo për faktin se ndaj tij në 14 korrik është miratuar kërkesa e spak për arrestimin e tij. Prej asaj kohe ai është larguar nga vendi

