E rreptë ndaj shenjave fetare, Franca ndalon abajat në shkollat shtetërore
Franca do t'i ndalojë vajzat myslimane që në shkollat shtetërore të mbajnë veshje karakterisike të tyre. Kjo me argumentin si masë për të ndaluar ndikimin apo identifikimin e besimit te të tjerët.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit përpara sezonit të kthimit në shkollë. “Kur hyni në një klasë, nuk duhet të jeni në gjendje të identifikoni fenë e nxënësve vetëm duke i parë ato” ka shpjeguar ai.
Lëvizja vjen pas muajsh debatesh, ku gratë janë ndaluar prej kohësh të mbajnë shaminë me të cilën mbulonin fytyrën.
Ndryshe nga to, abajat konsideroheshin “zonë gri” dhe deri në sezonin e shkuar arsimor ishin të lejuara.
Këshilli Francez i Besimit Mysliman ka argumentuar se vetëm veshjet e pashoqëruara me shami, nuk tregojnë fe.
Franca ka zbatuar një ndalim të rreptë të shenjave fetare në shkollat shtetërore që kur ligjet e shekullit të 19-të hoqën çdo ndikim tradicional katolik nga arsimi publik dhe ka luftuar të përditësojë udhëzimet për t'u marrë me një pakicë myslimane në rritje.
Në shkollat publike nuk lejohet mbajtja e kryqeve të mëdhenj, kipave hebreje apo shamive islamike.
Në vitin 2004, vendi ndaloi shamitë në shkolla dhe në vitin 2010, miratoi një ndalim të mbulesës së plotë të fytyrës në publik, duke shkaktuar zemërim dhe kundërshtime në komunitetin e tij musliman prej pesë milionë banorësh.

