Rama intervistë për "Kathimerinin": "Beleri", isha i ashpër në disa gjëra

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën greke, "Kathimerini". Rama foli per ceshtjen Beleri ku pranoi se ka qene i ashper per disa gjera. 

"Nuk ndihem si hero. Modestia nuk është pika ime e fortë. Jam krenar për shumë gjëra që kemi bërë, por nuk jam ende i kënaqur dhe jam i ashpër me veten. "Beleri", isha i ashpër në  disa gjëra. Bleri tha se aty do lironte Himarën, por nga kush? Thirra shefin e policisë dhe ai më tha se ka një vendim gjykate. Beleri nga sa dimë u kap duke blerë vota. Qveria nuk mund të lëshojë leje dalje nga burgu. Beleri u drejtua në tre nivelet e drejtësisë. Cfarë ndodhi më pas nuk ka lidhje me politikën Janë burgosur 4 apo 5 kryebashkiakë të PS. Askush nuk i di provat e plota përvec prokurorëve. Mendoj se grekët në Shqipëri janë një thesar", tha nder te tjera Rama.