Kukësi bën “shopping” në Peru, firmos sulmuesi 23-vjeçar

Kukësi bën “shopping” në Peru, firmos sulmuesi
Vetëm një orë përpara startit të kampionatit, Kukësi transferon për dy sezone sulmuesin 23-vjeçar, Carlos Nazayro Rivas.

Ai vjen direkt nga kampionai peruan dhe projektohet të luajë titullar në skuadrën e drejtuar nga trajneri Rahman Hallaçi.

“Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”, shkruan klubi verilin dor në faqen zyrtare në Facebook.

Kukësi do ta luajë ndeshjen e parë të sezonit sot në orën 20:00 në Shkodër përballë Vllaznisë.