Publikohen listat e fituesve të Mjekësisë, 800 aplikantë u skualifikuan se nuk morën pjesë në provimin hyrës
Sapo janë publikuar listat e fituesve të Mjekësisë së Përgjithshme.
Nga 1800 aplikantë në fillim, 800 janë skualifikuar sepse nuk kanë marrë pjesë në provimin hyrës. I bie që 40% e aplikantëve e fitojnë mjekësinë automatikisht. Vitin e kaluar vetem 10% e aplikantëve fituan.
Politika e gabuar për mbajtjen e mjekëve për 5 vite brenda vendit ka sjellë këtë shuplakë drejt vendimmarrësve të cilët miratuan një ligj të pa konsultuar dhe të padrejtë për studentët.
Më poshtë është paraqitur dhe një grafik, i cili tregon rezultatet e maturantëve duke u bazuar tek nota e tyre e shkollës së mesme si edhe pikët që kanë marrë te provimi hyrës.
Duke analizuar grafikun, jepet ideja se notat e shkollës së mesme në shumicën e rasteve janë fiktive. Mesatarja e pikëve të maturantëve në provimin hyrës është 60/100, ndërsa nota mesatare e shkollës së mesme është 9.9.

