Lënë spitalin në gjendje të mirë turistët polakë, Manastirliu: Mirënjohje ekipeve mjekësore
41 turistët polakë u mbajtën për rreth 12 orë nën mbikqyrjen e mjekëve pas paraqitjes në urgjencën e spitalit me shenja helmimi.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes kur ata ishin duke udhëtuar me anije, aty ku edhe kanë konsumuar produkte.
Ekspertët e AKU morën monstra për të zbuluar se cfarë i helmoi fëmijët nga polonia, ndërsa u kërkuan operatorëve të jenë të vëmendshëm ndaj subjekteve ku marrin produkte dhe ti ruajnë ato në ambientet e kërkuara nga ligji.
Si masaë paraprake për subjektin që organizoi shëtitjen me anije u vendos gjobë me 600 mijë lekë.
Pas daljes nga spitali pushuesit do të vijojnë inenerarin e udhëtimit ku pritet të vizitojnë shkodrën.
Ndërsa gjetjet paraprake orientojnë tek një lidhje e mundshme mes operatorit që ka shërbyer ushqim dhe kushteve klimaterike me temperatura të larta, për të zbuluar më pas edhe përgjegjësit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë për turistët polakë të cilët kanë lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore.
Ministrja Manastirliu ka shprehur mirënjohjen ekipeve mjekësore të spitalit të Vlorës dhe spitalit Memorial Fier, për përgjigjen në kohë.
“Mirënjohje ekipeve mjekësore të Urgjencës së Spitalit Vlorë dhe Spitalit Memorial Fier për ofrimin e ndihmës mjekësore në kohë rekord, për turistët polakë, të cilët sot kanë dalë nga të dy spitalet në gjendje të mirë shëndetësore”, shkruan Manastirliu.


