Rama thotë se ka naftë, bie zjarr në malin Shpirag, zjarrfikësit në luftë me flakët, e pamundur ndërhyrja me mjete
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2023, 22:35
Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në Malin Shpirag në Berat. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi drejt malit.
Dhjetëra forca zjarrfikëse janë nisur drejt zonës së zjarrit por për shkak të mungesës së rrugës, zjarrfikësit kanë shkuar drejt malit në këmbë dhe po luftojnë me flakët me mjete rrethanore.
Në të gjithë zonën janë përhapur dhjetëra zjarrfikës por zjarri vijon të përhapet me shpejtësi drejt zonës malore.
Burime nga zjarrfikësit në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë një shkarkesë rrufeje në zonë.
