Shkon në 23 numri i zjarrvënësve të arrestuar, Balla: Do t'i ndjek personalisht këto çështje penale

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reguar për zjarret në vend.

Balla njofton se me arrestimin e një personi mbrëmë në Levan, ka shkuar në 23 numri i personave të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme. Balla shkruan se do ti ndjekë personalisht të gjitha këto çështje penale.

Postimi i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Zjarret në vend Me personin e arrestuar mbrëmë në Levan, shkon në 23 numri i arrestuarve për veprën penale të shkatërrimit të pronës përmes zjarrit. Policia e Shtetit po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike dhe rrezikimit të jetës së banorëve.

Do t’i ndjek personalisht të gjitha këto çështje penale në procedurat gjyqësore për ndëshkimin e një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg.