Plagosen 2 persona me armë zjarri në këmbë pas një sherri, shkojnë vetë në spitalin e Lezhës

Një person është plagosur me armë zjarri në Shëngjin.

I plagosuri ka shkuar vetë në spitalin e Lezhës me një plumb në këmbë.

Mësohet se plagosja ka ardhur pas një sherri në një lokal te Rana e Hedhun. 

Të dëmtuar lehtë në këmbë jane Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjec banues në Thumanë. 

Drejt Shëngjinit janë nisur forca policie dhe po punojnë për kapjen e autorëve.