Shpërthen zjarri në një apartament në Korçë, banorët të bllokuar brenda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2023, 15:24
Në Korçë, një zjarr ka shpërthyer në një apartament. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se banorët e apartamentit ende nuk kanë mundur të dalin nga aty, për shkak të tymit.
Zjarrfikësja sapo ka mbërritur dhe po punon për largimin e banorëve nga apartamenti dhe fikjen totale të zjarrit.
Ende nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar. Sipas policisë zjarri ka filluar në katin e parë.
