Progni: Dallëndyshja thotë se po e sulmojnë interesa okulte, por Kadastra ngatërron prindërit e njerëzve

Eksperti i IT-së, Gent Progni ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Kadastrës, Dallëndyshe Bici e cila foli pak më parë për sulme dashakeqëse ndaj institucionit që drejton.

Ai shkruan se njerëzit janë duke u ankuar sepse u kanë ngatërruar prindërit e tyre ose bashkëshortët.

Progni: Paska dal Dallendyshja ne fluturim dhe paska thene qe po e sulmojne per interesa okulte ca interesi moj e uruar une sikur kam apliku per tender e spo ma jepni. Une skam apliku kurre ne tendera as se kam ndermend te aplikoj. Por shihe cme thone njerzit Dyshe! Nje nga ata: Nje pune idiotesh, mua personalisht me kan nderruar emrin e nenes, dhe figuroj me nje "mama" ne nje qytet tjetër.

Tjetri: Po e bej ketu komentin, jo ne publik Kadastra aq e mire eshte, saqe me ka martuar babin edhe me nje grua tjeter qe me figuroi ne kartele si bashkepronare. Kartelen e rifreskuar e mora ne dt 21 Korrik. Tmerr, tani duhet te merrem me keto pacavuret e ketyre.