Mbledhja e qeverisë, Manja: Kompensim për ish-të dënuarit e regjimit komunist

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë. Ministrat e Drejtësisë, Infrastrukturës dhe Shëndetësisë dolën para mediave ku komunikuan vendime e marra në mledhje.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja njoftoi se është miratuar kompensimi për ish-të dënuarit e regjimit komunist, ndërsa ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se do ketë rritje pagash për mjekët.

"Shqipëria tashmë operon me teknologji moderne. Teknologjia që vendi po operon e tipologjisë së lartë", tha ndër të tjera Balluku.

"Punët e bëra në Shëndetësi nuk do ndalen, pagat për mjekët do rriten. Mjekët do kenë paga më të larta. Kemi pasur rritje të pagave për specialistët. Shërbime të reja do ti shtohen sistemit tonë shëndetësor", u shpreh Manastriliu. 

"Qeveria ka miratuar për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga regjimi komunist. U miratua kompensimi për ish të dënuarit e sistemit komunist", tha ndër të tjera Manja.