Eksportet e shalqinit nga Lushnja drejt Kroacisë, Malit të Zi, Rumanisë, Bosnje-Hercegovinës

Eksportet e shalqirit kryesojnë në tregun rajonal, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi por vitet e fundit po zgjerohet harta gjeografike edhe në vendet e BE-së, si Austri, Danimarkë etj.

Në periudhën janar-korrik, eksporti i produkteve pjepër dhe shalqi shkoi 1.520.20 milionë lekë, nga 1.142.57 milionë lekë që ishte në 2022-shin.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rrual, Frida Krifca publikoi sot historinë e vëllezërve Sharka nga fshati Çermë-Shkumbin, Tërbuf, Lushnje.

Dy vëllezërit kanë nisur kultivimin e shalqinit 15 vite më parë dhe sot kanë një sipërfaqe prej 8 ha në prodhim.

Ata bëjnë të ditur se janë të lidhur me pikat e grumbullimit dhe arrijnë të eksportojnë shalqin në Kroaci, Mal të Zi, Rumani, Bosnje-Hercegovinë, etj.

Eksportet bujqësore në vlerë shënuan rritje me 5 herë në fund të vitit 2022, krahasuar me vitin 2014.

Nga 100 milionë dollarë në fund të vitit 2014, ato arritën në 500 milionë dollarë në fund të vitit 2022, ndërsa parashikohet të shkojnë në mbi 1 miliard në katër vitet e ardhshme.