Malaj: Euro e dobësuar nga faktorë informalë, e lidhur edhe me blerjen e pasurive të paluajtshme

Në një intervistë për Ora News, ish-ministri i Financave, Arben Malaj u shpreh se ky ka qenë momenti më i mirë për të blerë euro dhe dollarë.

Ai tha se duket se forcimi i monedhës vendase nuk ka ardhur nga faktorët normalë, por mund të ketë lidhje me faktorë edhe informalë.

Malaj: Ky ka qenë momenti më i mirë për të blerë euro dhe dollarë. Euro është dobësuar dhe duhet të përfshijnë edhe fermerët që kanë kontrata të fiksuara. Kur euro vlerësohet ata marrin më pak nga eksportet dhe duhet të marrin para për të zëvendësuar ciklet e tjera bujqësore.

Nëse leku do të forcohej nga 4 faktorët kryesorë do të ishte diçka pozitive, por ne nuk e kemi të qartë se leku është rritur nga diçka e tillë. Duhet se ka faktorë të informalitetit që e kanë goditur euron. Mund të jetë i lidhur blerjen e pasurive të paluajtshme të ndryshme. Këto tronditje të euros, sidomos kur vijnë nga informaliteti, duhet matur dhe pritet nga qeveria.