“Mish-mash tipik shqiptar”, Auron Tare paralajmëron për turizmin: Tërheqja e masës “Low Cost” po i heq vendit autenticitetin
Anëtari i Këshillit Shkencor të UNESCO-s, Auron Tare në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan për turizmin në Shqipëri.
Sipas Tares tërheqja e masës ‘Loë Cost’ po i heq vendit autencitetin, teksa shton se ka një propagandë të madhe për ta paraqitur Shqipërinë si një parajsë turistike dhe të lirë.
Reagimi i Auron Tares:
Që të jem i saktë dhe korrekt. Kjo pamje mund të ishte edhe në shume qytete turistike të Mesdheut. Nuk qëndron problemi se dy të huaj ecin me brekë në rrugët e qytetit.
Apo se 4 “italianë” ikin pa paguar. Apo se disa te tjerë vjedhin filxhanë kafesh në baret e bulevardit apo se pas 12 në plazhet e Sarandës të mbyt era e hashashit.
Problemi është se ka një tendencë dhe propagandë të madhe për ta paraqitur këtë vend si parajse turistike dhe me keq akoma shumë të lire.
Kjo propagandë që behet prej disa vitesh nga një numër institucionesh dhe sektorësh ka tërhequr një mase të madhe turistesh Loë Cost.
Si rrjedhim ka një përballje me një masë të madhe të huajsh që vinë vërdalle për të gjetur ketë “tokë të Premtuar” me çmime të ulëta.
Nga ana tjetër kemi një mase te madhe qytetaresh të cilët pa pritmes brenda një ditë u shndërruan ne Hoteliere, maxhordome, Guida turistike, shoferë të klasit të lartë, udhërrëfyes, agjentë portuale etj të cilët me një shërbim të ulët dhe jo për faj të tyre, krijojnë amulli në masën e madhe që vjen për të udhëtuar në këtë vijë bregdetare.


