Einxhel Shkira iu përgjigjet kritikave për veshjen në të zeza

Moderatorja Einxel Shkira, është kritikuar së fundmi për veshjen e zgjedhur në dasmën e motrës së partnerit të saj, pasi fustani i zgjedhur ishte në ngjyrën e zezë.

Moderatorja ka zgjedhur t’u kundërpërgjigjet të gjithëve që e kritikuan, duke theksuar se nuk e tregon ngjyra e veshjes respektin, apo marrëdhënien me “kunatën” e saj, por për arsye të disa kilogramëve më tepër zgjodhi ngjyrën që e tregonte më mirë.

Einxhel është në një marrëdhënie dashurie prej dy vitesh me këngëtarin nga Kosova, Arbër Gumnishta, të njohur si DJ Dagz me të cilin ka edhe një djalë.

“Kam zbuluar se Shqipëria është vendi ku dashuria dhe respekti që ke për njerëzit tregohet nga ngjyra e fustanit. Nuk e di cila është ngjyra që mund të tregosh dashuri dhe respekt për dikë, por unë jam më shumë me idenë që këto të dyja tregohen me vepra dhe jo me ngjyrën e fustanit,” u shpreh Einxhel.

“Njoh shumë kunata që kanë veshur fustan të kuq, rozë e të tjerë e të tjerë e që nuk durojnë dot njëra-tjetrën. Ndaj preferoj më mirë fustanin e zi e ta dua kunatën time dhe të më dojë,” shtoi ajo.

“Të shtojmë se ngjyrën e zgjodha nga halli. Unë doja lejla, por format e mia trupore nuk ishin gati dhe kunata më sugjeroi të ziun,” përfundoi moderatorja.