“Solar”, eventi më i madh muzikor që "pushton" Sarandën për tre ditë

Festivali i muzikës “Solar” do të pushtojë Sarandën për tre ditë, nga e premtja në të dielë 25-27 gusht.

“Solar Music Festival” do të sjellë në qytetin e bukur mesdhetar të Sarandës DJ të nivelit botëror, artistë dhe muzikantë të njohur e jo vetëm.

Ky festival do të jetë kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës.

Festivali do të ketë një program argëtues të jetës së natës ndryshe nga festivalët e tjerë.

Për kete ngjarje kane reaguar edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku ndane videon promovuese të këtij festivali.

“Plot argëtim, muzikë, e shumë surpriza të tjera në eventin më të madh muzikor që ndez Sarandën në fundjavën e fundit të gushtit”, tha Kumbaro.

“Sarandan magjike këtë fundjavë do të pushtohet nga festivali i muzikës Solar, për tre ditë nga e premtja në të dielë, eventi më i madh muzikor në bregdet në këtë fund gushti ku sezoni vazhdon me flukse të papara turistike”, u shpreh kryeministri Edi Rama.