Hapet “ARKIVA”/ Në kujtim të Amy Winehouse, familja e këngëtares njofton publikimin e kujtimeve të së bijës
Tekste të shkruara me dorë, shënime personale apo fotografi të papublikuara më parë janë disa nga kujtimet e këngëtares së ndjerë Amy Winehouse që familja e saj ka vendosur t’i bëjë publike për publikun ndërkombëtar.
Poublikimi i tyre parashikuar të bëhet më 31 gusht, një datë që nuk ka lidhje shumë me artisten, por kjo nismë merret në kuadër të 40 vjetorit të lindjes së saj.
Amy Winehouse ishte një nga ikonat më të mëdha në industrinë e muzikës, dhe humbja e saj ishte një tronditje dhe humbje e madhe për familjarët dhe botën e artit.
E përditshmja britanike “Waterstones” bën me dije se për të gjithë publikun që duan të dinë më shumë rreth jetës së këngëtares, familjarët kanë vendosur të publikojnë një libër me foto personale dhe dorëshkrime të Amy-t.
“Ky koleksion i ri i bukur i shënimeve dhe mendimeve të Amy-t tregon një anë tjetër të saj, atë argëtuese dhe të zgjuar. Ne donim ta ndajmë atë me fansat e saj në mënyrë që ata ta kuptojnë atë, me fjalët e saj.
Ne gjithmonë donim që njerëzit të njihnin Amy-n e vërtetë, nga vinte dhe çfarë e çmendte. Ajo ishte një fëmijë normal hebre nga Londra Veriore, duke bërë gjëra normale për fëmijë, duke shkuar në klasa drame, duke dashur gjyshen, nënën, babin dhe vëllain e saj”, thonë prindërit e saj për mediat britanike.
Libri i këngëtares, përbëhet nga 288 faqe, pritet të dalë më 31 gusht, dhe pritet të vijë vetëm pak javë pas ditëlindjes së 40-të të këngëtares nga shtëpia botuese “HarperCollins”.
Këngëtarja ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare, më 23 korrik 2011, nga mbidoza e kokainës.

