“Më plotësove me dashurinë tënde”, Shpat Kasapi i dedikon fjalët e ëmbla bashkëshortes në ditëlindjen e saj

Bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapit, Selvija feston sot ditëlindjen e saj, ku nuk ka munguar as urimi i tij për të. 

Përmes një ‘Instastory’, Shpati ka zgjedhur fjalë zemre për partneren dhe nënën e djalit të tij, ku shkruan se për të ajo është mami më e bukur në botë.


Ndër të tjera, Shpati shkruan se prej momentit që ajo i është bashkuar jetës së tij, nuk ka më boshllëk në zemrën e tij.

“Urime ditëlindjen zemra ime mami me e bukur, gruaja me e forte dhe më e kuptueshme ndaj partnerit. Nga thellësia zemrës ti uroje 100 vite te arta pranë meje dhe djalit tone Roelit qe me dashurinë tende na ndryshoje jetën i dha kuptim, t’i shpirti im plotësove çdo boshllëk te zemrës sime me dashurin tënde respektin dhe kujdesin qe ke ndaj meje.

Pak fjale e shume dashuri për ty te dua heroina ime”, shkruan Shpati. Kujtojmë se çifti janë prindër të një djali, Roelit.

“Më plotësove me dashurinë tënde”, Shpat Kasapi