FOTO/ Morena Tarakun e merr “Malli”, këngëtarja paralajmëron rikthimin e bujshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2023, 15:09
Këngëtarja Kosovare Morena Taraku, ka një kohë të gjatë që është shkëputur nga muzika.
30-vjeçarja ka zbuluar për ndjekësit e saj se do të rikthehet me një projekt të ri muzikor, duke publikuar në rrjetin e saj social “Instagram” foto të saj ku duket në xhirime, duke e bashkangjitur një pyetësor: “ ...ft Morena???” dhe titulli i këngës “Malli”.

Këngëtarja ka preferuar të mos japë më tepër detaje rreth këngës së re duke lënë në pritje fansat.
Kënga e fundit e Tarakut ka qenë ajo e dy vite më parë, me titullin “Alexandër”.

