Lula: Vendet e pasura, përgjegjëse për ndryshimet klimatike
Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva tha sot në samitin e BRICS se vendet e pasura janë kryesisht përgjegjëse për ndryshimet klimatike ndërsa bëri thirrje për më shumë fonde.
“Është shumë e vështirë të luftosh ndryshimin e klimës, ndërkohë që shumë vende në zhvillim janë ende duke luftuar me urinë’, tha Lula.
“Përgjegjësit për emetimet e karbonit ishin ata që bënë revolucionin industrial”, tha lideri progresiv, sipas të cilit Marrëveshjet e Parisit dhe Konventa e Klimës duhet të vlerësohen në vend që të transferohen përgjegjësitë në hemisferën jugore.
“Që të përmbushen premtimet e vendeve të pasura, nevojiten financime të reja dhe shtesë për klimën si pjesë e fondeve të zhvillimit”, shtoi Lula gjatë fjalimit të tij, në Johanesburg.
