HISTORIKE/ Sonda indiane "Chandrayaan-3" ulet me sukses në polin jugor të hënës

Sonda indiane Chandrayaan-3 prek sipërfaqen hënore, duke e bërë Indinë vendin e parë që ul me sukses një anije kozmike pranë polit jugor të Hënës.

Të gjitha misionet e mëparshme në Hënë kishin dështuar. Eksplorimi i polit jugor është çelësi për kërkimin e ujit.

Shkencëtarët tani shpresojnë të vendosin një rover për të dërguar imazhe dhe të dhëna përsëri në Tokë. Pak ditë më parë një anije kozmike ruse dështoi të ulej në Hënë.