Rasti i rrallë/ Lind gjirafa pa njollat karakteristike në gëzof
Ndoshta është e vetmja në planet. ”Një gjirafë në një kopsht zoologjik në verilindje të Tenesit ka lindur pa njollat karakteristike në gëzofin e saj”, shkruan gazeta italiane ”La republica”.
Gjirafa, një femër, ka lindur më 31 korrik dhe është e shëndetshme.
Zyrtarët e kopshtit zoologjik thonë se ajo mund të jetë “e vetmja gjirafë me ngjyra të forta në planet”.
Sipas CBS News, gjirafa e fundit pa njolla e saj ishte ajo e lindur në kopshtin zoologjik Ueno të Tokios në 1972.
Por, për çfarë shërbejnë njollat e gjirafës?
Sipas disa studimeve, njollat janë të dobishme, veçanërisht për këlyshët, për t’u kamufluar nga grabitqarët dhe për të shpërndarë nxehtësinë e trupit.
Për disa studiues ata përfaqësojnë gjithashtu një lloj harte identifikimi midis një kafshe dhe një tjetër, ndërsa për të tjerë ata lejojnë që ekzemplarët e së njëjtës tufë të mos humbasin.
