Akuzohet për trafik qëniesh njerëzore, dalin fakte të reja për biznesmenin Andrew Tate
Fakte dhe prova të reja kanë dalë në dritë në çështjen e biznesmenit romun Andrew Tate që akuzohet për përdhunim, trafik njerëzor dhe grup kriminal për shfrytëzimin e grave.
Sipas shkrimit të BBC, prokurorët kanë gjetur audio-mesazhe mes tij dhe të vëllait ku kanë folur për dhunën seksuale ndaj një gruaje që i ka shkaktuar lëndime në sy dhe gjoks.
Në përmbledhjen e dosjes me 300 faqe transcript, prokurorët i kanë përkthyer mesazhet nga gjuha angleze që i kanë shkembyër vëllezërit, në rumanisht.
Andrew ka pretenduar në komunikim, udhëheqjen e një biznesi me përmbajtje për të rritur që prokurorët thonë se ishte një rrjet trafikimi njerëzor, vijon raportimi i BBC, duke shtuar se provat origjinale nuk janë përfshirë në dokumentin përmbledhës.
Dy vëllezërit së bashku me dy gra janë në proces gjykimi në Rumani, megjithëse i kanë mohuar akuzat. Ata u arrestuan për herë të parë në shtëpinë e tyre në Bukuresht në dhjetor 2022, ndërsa në mars të këtij viti, u liruan nga paraburgimi në arrest shtëpiak .
Aktakuza thotë se katër të pandehurit formuan një grup të organizuar kriminal në vitin 2021 për të kryer trafikim njerëzor në Rumani, por edhe në vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
Aty përmenden 7 viktima që ishin rekrutuar nga vëllezërit Tate përmes premtimeve të rreme për dashuri dhe martesë.
Të pandehurit dyshohet se më pas i detyruan gratë të merrnin pjesë në pornografi dhe më vonë e shpërndanë në rrjetet sociale.

