Zelensky falënderon partnerët evropianë për ndihmën ushtarake dhe rindërtuese

Pas kthimit nga një udhëtim zyrtar në Evropë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi partnerët e tij evropianë për ndihmën ushtarake dhe ndihmën e premtuar në rindërtimin e vendit.

“Ka avionë për Ukrainën. Ka teknologji të mëtejshme të blinduara dhe ne po forcojmë mbrojtjen ajrore”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm me video.

Këtë herë videoja u regjistrua në një tren që Zelenskyn e solli në Kiev pas një udhëtimi disaditor nëpër vende të ndryshme të BE-së.

Ai vizitoi Suedinë, Holandën, Danimarkën dhe në fund Greqinë, ku ka biseduar me disa krerë shtetesh dhe qeverish të Ballkanit.

Ditët e fundit, Danimarka dhe Holanda i kanë premtuar Ukrainës dërgimin e avionëve luftarakë F-16.

Zelenskyj falënderoi Greqinë jo vetëm për ndihmën e armatosur, por edhe për premtimin për të marrë përsipër patronazhin për rindërtimin e qytetit port ukrainas të Odessa, i goditur vazhdimisht nga sulmet me raketa dhe dronë rusë.