Ministrja e Punëve të Jashtme: Gjermania e pashqetësuar nga zgjerimi i BRICS-it
Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se zgjerimi i grupit BRICS nuk do të dëmtojë G20-n dhe nuk do të krijojë ndarje të reja.
“Jo, jo, nuk jam e zhgënjyer. Unë nuk shoh se G20-a po dobësohet apo ndahet”, u tha Baerbock gazetarëve kur u pyet nëse ishte e shqetësuar për qëllimin e Indonezisë, Argjentinës dhe dhjetëra fuqive të tjera rajonale për t’u bashkuar me bllokun ekonomik BRICS që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.
BRICS shihet gjerësisht si një kundërpeshë ndaj forumeve të udhëhequra nga perëndimi si G20-ta.
Gjatë samitit të tyre në Johannesburg këtë javë, liderët e grupit BRICS do të diskutojnë nëse dhe si të pranojnë anëtarë të ri. Vendet si Indonezia dhe Argjentina, të cilat gëzojnë lidhje të ngushta me Gjermaninë, tashmë kanë shprehur interes për anëtarësimin në BRICS.
“Në kohë si këto, çdo vend ndjen se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe partneriteti. Dhe ne qëndrojmë për lirinë e partneritetit dhe bashkëpunimit. Çdo vend në botë është i lirë të zgjedhë me kë të bashkëpunojë. Dhe është e drejtë që më shumë vende të kërkojë fjalën e tyre, veçanërisht më shumë vende nga grupi i vendeve të mesme, mes këtyre vendeve edhe Gjermania. Dhe ata po theksojnë se nuk mund të jetë në dorën e vendeve më të forta të formësojnë rendin global”, tha Baerbock.
Shefja e diplomacisë gjermane gjithashtu shprehu kritika mbi rolin e Rusisë brenda grupit BRICS dhe tha se lufta në Ukrainë duket se do të nxisë diskutime të mëtejshme brenda grupit.
“Një bashkëpunim i ngushtë brenda grupit BRICS nuk shërben asgjë nëse keni një president rus që ka bombarduar marrëveshjen e drithërave, e cila ka efekte në vende si Afrika e Jugut dhe Brazili. Prandaj, do të ishte interesante për ne në këto ditë të ndjekim debatet dhe unë jam shumë e interesuar dhe jam shumë kurioze. Mezi pres të lexoj deklaratën përfundimtare”, tha ajo.
Baerbock gjithashtu tha se është e rëndësishme se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në samitin në Johannesburg, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për të.
“Për ata që shkelin ligjin ndërkombëtar, takimet e tilla nuk do të jenë të lehta. Këtë e dëshmon fakti se presidenti rus nuk do të marrë pjesë në këtë takim. Sepse forca e ligjit ka gjithashtu një zë në botën e globalizuar dhe urdhër arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk është një kërcënim bosh”, tha ministrja gjermane.
