U arrestua në Tiranë për llogari të “Speciales”, shtyhet vendimi për ish-ushtarin e UÇK-së, reagon avokati i Goxhajt

Shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për Dritan Goxhajn, lidhur me kërkesën për ndryshim mase. Shkak u bë mungesa e përfaqësuesit të akuzës Ylli Pjetërnikaj.

Shkak u bë mungesa e përfaqësuesit të akuzës Ylli Pjetërnikaj. Mbrojtja kishte kërkuar revokim të masës arrest në burg, me argumentin se s’ka provë të re që prej 18 ditësh kur është dhënë masa.

Mbrojtja kishte kërkuar revokim të masës arrest në burg, me argumentin se s’ka provë të re që prej 18 ditësh kur është dhënë masa.

Pak dite me pare ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, i arrestuar pak ditë më parë në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës, reagoi nga burgu ai shprehet se Shqipëria dhe sistemi i saj juridik po tentohen të merren peng Zyra e Prokurorit Special e Kosovës dhe Gjykata Speciale e Kosovës.

Me tej ai shkruan se po mbahet në burg në shkelje të ligjit , pasi ligji në Shqipëri nuk e lejon burgosjen për lirinë e fjalës dhe as burgosjen për arsye se mund të flasësh sërish.

Dritan Goxhaj u arrestua ne Tirane me 31 korrik ndersa Apeli para dy ditesh la ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare duke e lene ne burg. "Dy shtete nuk dine se cfare te bejne me nje shtetas, dhe futet nje i trete qe e ka emrin tribunal. Tani nuk dine se ç'ta bejne Dritanin. E inskenuar per te poshteruar luften e nje populli te tere", tha nder te tjera avokati.