Bernardo Arevalo zgjidhet president i Guatemalës, mori 59% të votave në zgjedhje

Favoriti i papritur i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, të zhvilluar dje të dielën në Guatemalë, Bernardo Arevalo, zgjidhet kreu i ri i shtetit, bazuar në numërimin e komisionit zgjedhor, me 95% e votave të vlefshme.

“Fatmirësisht, ne kishim tashmë një tendencë jashtëzakonisht të lartë ,” tha Irma Palencia, presidentja e TSE, duke njoftuar se zoti Arevalo – të cilin gjyqësori u përpoq ta nxirrte jashtë garës në intervalin midis raundit të parë dhe të dytë, duke cituar pretendimet për parregullsi, mori 59% të votave.

Kundërshtarja e tij, ish-zonja e parë Sandra Torres, u mund në ofertën e saj të katërt për presidencën, duke marrë 36% të votave, sipas numërimit zyrtar.

Presidenti në largim Alejandro Yamatei e uroi zotin Arevalo për fitoren dhe e ftoi atë të nisë procesin e transferimit të pushtetit sapo rezultati të bëhet zyrtar. Presidenti i ri, do të marrë detyrën më 14 janar 2024.