Mbi 400 zjarre në vend, Kanadaja nxjerr ushtrinë në terren

Kanadaja ka vendosur të angazhojë forcat ushtarake në përpjekjet për të lokalizuar mbi 400 zjarre që vazhdojnë të digjen prej ditësh duke përfshirë sipërfaqe të tëra.

Kryeministri Justin Trudeau deklaroi se qëllimi do të jetë shuarja e flakëve dhe evakuimi i banorëve.
Rreth 35 mijë persona tashmë janë urdhëruar të largohen qytetet e rrezikuara në Provincën e Kolumbisë Britanike ndërkohë që alarmi është lëshuar edhe për 36 mijë të tjerë.

Sipas Canadian Press, më shumë se 380 vatra janë active në Kolumbinë Britanike, ku 150 janë jashtë kontrollit dhe 236 të tjera po digjen në Territoret Veriperëndimore.Pavarësisht punës së forcave në terren, flakët që kanë përfshirë disa qytete, vijojnë të përhapen drejt Yelloëknife. Autoritetet kanë kufizuar udhëtimet ndërsa evakuimet bëhen sipas një itinerari të caktuar.

Zyrtarët kanë raportur se nuk është ende e mundur të bëhet një përllogaritje e dëmeve të shkaktuara.
Zjarret në pyje nuk janë të rralla në Kanada, por ky konsiderohet si sezoni më I keq deri tani ndërsa ekspertët e lidhin drejtpërdrejt me ndryshimet drastike klimatike