Ukraina merr avionë luftarakë F-16 nga Danimarka dhe Holanda

Udhëtimet e shpejta dje dhe të paparalajmëruara të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Holandë dhe Danimarkë rezultuan në marrjen e avionëve luftarakë F-16, që pritet të përmirësojnë aftësitë lufterake të Kievit.

Vizita e Zelensky në Holandë i dha atij 42 avionë të prodhuar në SHBA dhe ai mori 19 të tjerë nga flota e Danimarkës.

Kryeministri holandez Mark Rutte dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen njoftuan marrëveshjet e tyre përkatëse.

Udhëheqësi ukrainas pret që 42 avionët holandezë të dorëzohen në vend pasi pilotët ukrainas të trajnohen për t’i përdorur ato.

“Ata do të jenë në qiellin e Ukrainës. Faleminderit Holandë! Faleminderit Mark! Faleminderit të gjithëve që po ndihmoni”, tha Zelensky. ”Ky është vetëm fillimi”, tha ai.

Koha e dërgesave holandeze F-16 ishte e paqartë. ”Vetëm 24 nga 42 avionë F-16 të Holandës janë aktualisht në funksion”, tha Ministria holandeze e Mbrojtjes.

Ndalesa e papritur e Zelensky në Danimarkë të dielën u zhvillua në bazën ajrore ”Skrydstrup”.

”Gjashtë avionët e parë do të dorëzohen në fund të vitit”, tha kryeministrja daneze, Frederiksen në një konferencë të përbashkët për shtyp me Zelenskyn.

”Plani është që të dorëzohen tetë vitin e ardhshëm dhe pesë të tjera vitin e ardhshëm”, shtoi ajo.

Holanda dhe Danimarka formuan një koalicion të NATO-s për të trajnuar pilotët ukrainas në avionë. Belgjika dhe Norvegjia konsiderohen gjithashtu furnizues të mundshëm.