“Sterilizimi” Gështenja: Koncesioni pa garë me kompani të krijuara enkas, është vjedhur 100 fish

Në një intervistë për Ora News, deputeti demokrat Lefter Gështenja u shpreh se koncesionet e qeverisë janë bërë pa garë dhe në shkelje të plotë me ligjin e prokurimit publik

Ai tha se për sterilizimin është një kompani me pak lekë, e njëjta gjë e përdorur si me koncesionet incineratorëve dhe se kjo është një kompani krijuar enkas për këtë koncesion.

Gështenja: Këto janë koncesione pa garë dhe në shkelje të plotë me ligjin e prokurimit publik, në të gjitha procedurat ka pasur një pjesëmarrës dhe nuk ka pasur garë. Edhe në rastin konkret është një kompani që nuk ka një burim të ardhurash. Është një kompani me pak lekë, e njëjta gjë e përdorur si me koncesionet incineratorëve. Janë kompani të krijuara enkas për këtë koncesion. Janë paguar 100-fishi i kostove reale.