EMRI/ Kapet në një ‘fermë kanabisi’, pranga ‘kopshtarit’ shqiptar në Britani

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britani pasi është kapur në një ‘fermë kanabisi’ në Thurlby.

Bëhet fjalë për shqiptarin Artur K., i cili u kap me 175 bimë kanabisi dhe sipas asaj që shkruajnë mediat e  huaja, 35-vjeçari ka pranuar se punonte si ‘kopshtar’.

Sakaq Arturi ndodhet në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia britanike.