Historia e anëtarit të “Wagnner”: Kaloi orë të tëra duke torturuar të dashurën e tij, derisa ia mori jetën

Wagner nuk ka bërë asnjë përzgjedhje për të burgosurit që numëron në radhët e grupit, madje duket se vrasësit e grave janë më të preferuarit.

Vladislav Kanyus kaloi orë të tëra duke torturuar të dashurën e tij Pekhteleva para se ajo të vdiste, me 111 lëndime në trup.

Një gjykatë në Siberi e dënoi atë me 17 vjet burg për vrasjen, por nëntë muaj më vonë, në mes të majit, nëna e të ndjerës mori dy fotografi nga një llogari anonime në WatsApp me shkrimin "Kanyus është i lirë dhe po lufton në Ukrainë."

Historia e anëtarit të “Wagnner”: Kaloi orë të

Vyacheslav Samoilov, nga një qytet i vogël në Rusinë veriore, vrau 33-vjeçaren Olga Shlyamina në mars 2021 dhe më vonë e copëtoi dhe e fshehu trupin e saj.

Ai u burgos për nëntë vjet e shtatë muaj në prill 2022, por tani është i lirë pasi luftoi për tre muaj në Ukrainë.

Vadim Tekhov, i cili vrau 22-vjeçaren Regina Gagieva në qytetin jugor rus të Vladikavkaz në vitin 2019, ishte menduar të qëndronte në burg deri në vitin 2035, por edhe ai ka fituar lirinë.

Pakti se nëse nuk vdesin gjatë kohës së shërbimit në luftë do tia falë krimet, i ka bërë gratë në rusi të besojnë se rikthimi i tyre do të sjellë një 'valë vrasjesh, përdhunimesh dhe dhunë në familje'.

Ka edhe nga ata që u burgosën për përdhunime ose dhunë në familje, viktimat e të cilëve janë ende gjallë dhe tani janë sërish në rrezik sipas aktivisteve.

“Ne kemi marrë shumë mesazhe nga gra dhe nëna të frikësuara. Ato e dinë se nëse ata që i kanë torturuar njëherë do të kthehen nga lufta do ti rrahin sërisht apo edhe do ti vrasin. Policia nuk do të bëjë dot asgja, sepse ata janë mbuluar me maskën e heronjve”, tha një ndër aktivistet ruse për të drejtat e grave.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se autoritetet ruse kanë një histori të gjatë të neglizhencës së dhunës në familje apo kërcënimet ndaj grave.

Edhe në ato raste kur shkelësit u futën në burg, tashmë viktimat dhe familjet e tyre jetojnë me frikën se mund të kthehen në shtëpi shumë më shpejt se sa pritej.