Zjarre apokaliptikë përfshijnë veri-perëndimin e Kanadasë

Rreth 22,000 njerëz, ose rreth gjysma e popullsisë në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë janë zhvendosur në sezonin më të keq të zjarrit të regjistruar në vend, shkruan BBC.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se zjarret “janë shumë aktive dhe shumë të paparashikueshme”.

Stresi i largimit nga shtëpia juaj duke mos ditur nëse do të jetë aty kur të ktheheni është tani një realitet me të cilin përballen mijëra njerëz”, theksoi ministri kanadez Harjit Sajjan në një konferencë shtypi.

Ai tha se qeveria federale ende nuk e di shkallën e dëmit të shkaktuar në atë që ka qenë një “javë tepër e ngarkuar për kanadezët”.

Zjarri në Kelowna në Provincën Perëndimore të Kolumbisë Britanike, përbën një kërcënim veçanërisht shqetësues për jetët dhe pronat pasi u përshkallëzua ndjeshëm gjatë natës.