Skandal në Gjermani, klerikët shikuan faqe po*no nga kompjuterët e punës
Klerikët dhe stafi i Kryedioqezës së Këlnit në Gjermani, janë përpjekur të aksesojnë faqet me përmbajtje pornografike në kompjuterët e punës. Skandali konfirmohet nga kryepeshkopi i saj, Rainer Maria Woelki.
Mediat gjermane raportuan se rreth 1 mijë klikime janë regjistruar gjatë një kontrolli një mujor për aftësinë e sigurisë së IT, për të ndaluar faqet që paraqesin rrezik si dhuna, pornografia, droga, etj.
"Janë identifikuar 15 persona, mes tyre një anëtar i lartë i Klerit", shkruan gazeta Kölner Stadt-Anzeiger, duke shtuar se shumica e aktiviteteve të dyshimta kishin të bënin me site pornografike.
Menjëherë pas kësaj, Kryedioqeza ka njoftuar bashkëpunim të plotë me autoritetet dhe se kleri i dyshuar nuk është më pjesë e organizatës.
Në një deklaratë për BBC, kardinali Woelki u shpreh i zhgënjyer. Ka nisur menjëherë hetimi që të dalin përgjegjësit, pasi është e rëndësishme për mua që të mos vihen të gjithë nën dyshime, tha ai duke shtuar se informacioni i përmendur në shtypin gjerman u grumbullua gjatë një kontrolli të IT, midis majit dhe qershorit të vitit të kaluar, po që nuk kishte nisur me qëllimin për të hetuar në mënyrë specifike sjelljen e stafit ose klerikëve.
Një sërë skandalesh kanë përfshirë kryedioqezën, më e madhja në Gjermani, me më shumë se dy milionë anëtarë.
Një raport në vitin 2021 zbuloi se kishte pasur më shumë se 200 abuzues dhe më shumë se 300 viktima - kryesisht nën moshën 14 vjeç - midis viteve 1975 dhe 2018.
Në qershor, policia bastisi pronën e kryepeshkopatës në një hetim ndaj kardinalit Ëoelki, i cili akuzohet për abuzimin e kryer nga nga prifti drejtonte shoqatën e bamirësisë për fëmijë.
Ai vdiq në vitin 2019 ndërsa Woelki i ka mohuar akuzat dhe vitin e kaluar i ofroi Papës dorëheqjen e tij. Roma nuk ka marrë ende një vendim nëse do ta pranojë atë


