Plagosi me thikë tunizianin në Bolzano, policia në kërkim të shqiptarit, u identifikua nga tatuazhi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2023, 10:58
Një djalë tunizian u godit me thikë në Bolzano pasditen e së enjtes, ndërkohë që policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një shtetas shqiptar. Mësohet se autori u largua para se të mbërrinte policia.
Brenda disa orësh, hetuesit ishin në gjendje ta identifikonin atë bazuar në përshkrimet e trupit dhe një tatuazh specifik.
Bëhet fjalë për një të ri me origjinë shqiptare i cili rezulton i njohur për policinë, pasi ka precedentë penale. Ai do të duhet të përgjigjet për lëndime të rrezikshme trupore me dhunë me armë dhe mbajtje sendesh. I plagosuri tashmë ka dalë nga spitali.

