Eksperti i IT-së denoncon skandalin e radhës: Dallëndyshe Bici detyron njerëzit të shkojnë në punë edhe pse janë sëmurë

Kadastra Shqiptare rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, ku pas kolapsit që ka përfshirë këtë institucion sa i përkjet shërbimeve për qytetarët, të cilët nuk po pajisen dot me hipotekat e pronave të tyre prej afro 2 muajsh, për shkak të tenderit për dixhitalizimit, një tjetër skandal denoncohet sot nga ky institucion.

Një urdhër i brendshëm është publikuar këtë të shtunë nga  eksperti i njohur në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Gent Progni, në të cilin parashikohet që punonjësit e sëmurë të rikthehen urgjentisht në punë, në shkelje të çdo ligji për nënpunësin civil.

“Si guxoni sëmureni ju? Ore plera i duheni partise mos guxoni te semureni! Tani që partia do mbyllë tenderin dhe s’është gati, ju sëmureni o pisaaaaaa.

Ja çfarë bëjnë kriminelët në postet drejtuese, detyrojnë njerëzit të shkojnë në punë edhe pse janë sëmurë!”, thekson eksperti i OIT-së, Genti Progni teksa publikon dhe dokumentin në fjalë.

Eksperti i IT-së denoncon skandalin e radhës: Dallëndyshe Bici